Skema e Covax, planifikohet shpërndarja e 238 milion doza të vaksinës anti-Covid

schedule22:23 - 2 Mars, 2021

schedule 22:23 - 2 Mars, 2021

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka planifikuar shpërndarjen e 238,3 milion doza të vaksinës për vendet më të varfra në botë. Shpërndarja pritet të realizohet deri në fund të marsit si pjesë e programit Covax.

Pakistani, Nigeria dhe Indonezia do të jenë përfituesit kryesorë të vaksinave falas, të cilat pritet që secila të marrin nga 10 milion doza, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas OBSH vaksina mbetet tashmë mënyra e vetme për të dalë nga pandemia.

Skema synon që të garantojë qasje të barabartë në vaksinat kundër Covid, në Pakistan  (14,640,000), Nigeri (13,656,000), Indonezi (11,704,800), Bangladesh (10,908,000) dhe Brazil (9,122,400). Ndjekur nga Etiopia (7,620,000), Kongo (5,928,000), Meksika (5,532,000), Egjipti (4,389,600) dhe Vietnami (4,176,000). Ndërsa Irani, Birmania, Kenia dhe Uganda pritet që gjithashtu të marrin mbi tre milion doza secila.

Sakaq India do të marrë pjesën më të madhe të vaksinave deri në muajin maja, ndërsa procesi i shpërndarjes ende nuk është finalizuar.

Skema synon të shpërndajë doza të mjaftueshme për të vaksinuar deri në 27% të popullsisë në 92 ekonomitë më të varfra pjesëmarrëse deri në fund të vitit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!