“Skavica dështim i qeverive të tjera”, Rama: Të pazotët e kanë sjellë Shqipërinë në këtë gjendje

schedule12:10 - 3 Qershor, 2020

schedule 12:10 - 3 Qershor, 2020

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektit të HEC-it të Skavicës u shpreh se të gjitha qeveritë e mëparshme dështuan duke e përdorur Skavicën vetëm si pjesë të premtimeve dhe të fushatave elektorale.

Gjithashtu Rama theksoi se ka edhe një mesazh për ata që nuk e kanë lejuar sipas tij zhvillimin e Shqipërisë duke i quajtur “të pazotë”.

“Po e mbyll me një thënie për njerëzit e pazotë pasi kjo e ka sjellë Shqipërinë në këtë gjendje dhe kjo është vërtet e dhimbshme. Drini mjaltë me pru nuk mund me ngjye as gishtin:, tha Rama duke theksuar se të pazotët nuk e kanë lënë këtë popullit të zhvillohet”, u shpreh kryeministri në fund të fjalës së tij gjatë prezantimit të projektit të Skavicës.

Kryeministri theksoi se “me nisjen sot zyrtarisht të procedurave, Kantieri i Madh i Skavicës hapet vitin e ardhshëm”.

“HEC-i i Skavicës në Samitin e Triestes u miratua në 2017. Projekti u pranua dhe sot kemi një pamje të detajuar nga një kompani me një biografi të njohur botërisht, kompania franceze. Duke parë qartësisht rëndësinë dhe historinë e dështimeve të mëparshme të të gjitha qeverive të mëparshme dhe duke vlerësuar domosdoshmërinë në kushtet aktuale në kuadrin e planit të përgjithshëm kombëtar. Vendosëm që këtë vepër ta financojmë 100% vetë.

Skavica nuk është konkurrente e centralit bërthamor që do të ndërtohej në Shkodër. Këto janë gjëra që i arrijmë dot pasi ne nuk jemi të dytët pas Gjermanisë. Por, ajo që është e sigurt është që Skavica është një gur themelor i projektuar bukur dhe i parealizuar ende. Me Skavicën ne rrisim kapacitetin e prodhimit të energjisë së pastër. Kjo besoj e bën Shqipërinë një fuqi dinjitoze energjetike dhe patjetër që i jep mundësi ekonomisë të rikthehen më e mirë.

Ambicia jonë është të dalim më të fortë pas dy goditjeve që morëm më tërmetin dhe COVID-19.  Jemi shumë optimist për vitin e ardhshëm për kapërcimin e parashikuar për ekonominë si rezultat i të gjitha reformave. Po e mbyll me një thënie për njerëzit e pazotë pasi kjo e ka sjellë Shqipërinë në këtë gjendje dhe kjo është vërtet e dhimbshme. Drini mjaltë me pru nuk mund me ngjye as gishtin”, tha Rama duke theksuar se të pazotët nuk e kanë lënë këtë popullit të zhvillohet”, deklaroi Rama.

Sakaq ai shtoi: Shpresojmë të jemi sërish këtu për të folur për rrugë Milot-Thomanë, Rrogozhinë-Fier./abcnews.al