Skarço: Partizani mund të bëhet i frikshëm, Teutën e ka dënuar fusha e saj

schedule00:15 - 12 Shkurt, 2021

schedule 00:15 - 12 Shkurt, 2021

Eno Skarço, gazetar në televizionin publik është i ftuar sot në emisionin “Pressing” në ABC dhe gjatë fjalës së tij ai i bëri një analizë të përgjithshme ndeshjeve të javës së 19, që luhen dy ditët e ardhshme.

“Për Vllazninë nuk do jetë kaq e thjeshtë të marrë pikët. Partizani e ka treguar potencialin që kur nuk kishte bërë merkato dhe më pas edhe Murataj apo Junior dhe ata bindin për të qenë rival i Vllaznisë. S’kemi parë Hasanin, por nëse ai vjen mirë do jenë skuadër e frikshme.

Mori dy mbrojtës, por edhe kur mungonte Bitri apo Belica ka futur Brojën dhe ka arritur të ofrojë garanci. Për shkak se Partizanit i ka dhënë garanci lëvizja e pozicioneve të lojtarëve e ka shtyrë të mos rrezikojë të aktivizojë lojtarët e ardhur në janar.

Teuta është skuadra e dytë me më pak fitore në shtëpi. Vetëm Skënderbeu ka bërë më keq dhe mendoj se kjo lidhet me deklaratën e Bregut, që ka thënë se kushtet e fushës janë të këqija. Lojtarët si Vila e Bregu e kanë të vështirë.

Laçi ka bërë tre ndeshje radhazi shumë të mira, përtej problemeve. Laçi me të fortat është treguar shumë e fortë, por me të dobëtat ka treguar dobësi. Te Tirana Seferi po bën mirë dhe i duhej Tiranës.

Vayrynen nuk është ende gati dhe është i vetmi, që mund të ndryshojë formacionin e Shehit. Cale dhe Çelhaka nuk janë ende gati, por janë aty dhe Tirana nuk ka më emra të panjohur”, tha Skarço ndër të tjera. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!