Skanimi në Rinas konstaton pakon e dyshimtë/ Ja çfarë rezultoi nga kontrolli

schedule14:57 - 17 Maj, 2023

schedule 14:57 - 17 Maj, 2023

Gjatë skanimit  të pakove në godinës e Kargos në aeroportin e Rinasit është konstatuar një pako e dyshimtë.

Pas njoftimit, u kryen të gjitha veprimet proceduriale për sigurinë e shtetasve që ndodheshin pranë dhe pas veprimeve të shpejta ekzaminuese, rezultoi se pakoja nuk kishte probleme.

Njoftimi i policisë:

Rinas/Informacion paraprak

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas janë njoftuar se gjatë skanimit të disa pakove në ambientet e godinës së Kargos, është konstatuar një pako e dyshimtë.

Menjëherë pas njoftimit, janë kryer të gjitha veprimet procedurale për sigurinë e shtetasve që ndodheshin në këto ambiente apo pranë tyre.

Nga veprimet e shpejta ekzaminuese, të kryera nga Njësia Antieksploziv e Repartit Special RENEA, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato të Drejtorisë së Antiterrorit, rezultoi se pakoja nuk kishte probleme.

Grupi hetimor vijon veprimet verifikuese, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!