Mbrëmjen e djeshme, dy talentet e Anglisë, Mason Greenwood (18-vjeç) dhe Phil Foden (20-vjeç), futën në hotelin e kombëtares fshehurazi tre femra. Pas këtij veprimi, trajneri Gareth Southgate i largoi dhe nga kombëtarja e “Tre Luanëve”.
Pak çaste më parë, mediat britanike kanë zbardhur edhe bisedën mes dy talenteve anglez, dhe femrave që kanë sjellë fshehurazi në hotelin ku grumbullohej kombëtarja e Anglisë.
Footage of Mason Greenwood and Phil Foden in the hotel in Iceland. pic.twitter.com/AamTEissem
— CrypticTrey.?️ (@Marti9al) September 7, 2020
Lojtari 1 – “Alo? Ma thuaj sërish, çfarë po më thoshe në Snap? (Aplikacioni Snapchat).”
Vajza – “Hahaha. Me thuaj çfarë plani ke?”
Lojtari 1 – “Çfarë plani po thua?”
Vajza – “Mmmmmmm….”
Lojtari 1 – “Plani im varet nga ajo që ti do”.
Lojtari 2 – “Shoku im të tha se ‘Varet çfarë dëshiron ti’”.
Vajza – “Ne mund të vijmë në hotel, por a jeni të sigurt që mund të na merrni brenda?”
Lojtari 1 – “Pse dëshironi që të vini në hotel?”
Lojtari 2 – “Çfarë po mendoni saktësisht, na e thoni”.
Vajza – “Goca, çfarë po mendoni? Do të ikim?”
Lojtari 1 – “Sa shoqe jeni? Mund të vini”. /abcnews.al