Skandali “Weinstein”, Tarantino bën “Mea Culpa”

schedule14:43 - 20 Tetor, 2017

schedule 14:43 - 20 Tetor, 2017

Regjisori i njohur Tarantino ka thënë fjalën e tij për skandalin ku është përfshirë producentin Harvei Uenstein. Ai u shpreh se dinte aq sa duhej për të ndërhyrë dhe për të bërë dicka më shumë.
“Dija aq sa për të bërë dicka më shumë nga ajo që kam bërë”. deklarata është ajo e regjizorit Quentin Tarantino në një intervistë për Nju Jork Tajms duke iu referuar skandalit të producentit amerikan Harvei Uenstein. Tarantino pranoi se ai kishte shumë informacione dhe nga burime të besueshme madje, e për këtë arsye nuk duhej të kishte punuar me të.
Tarantino shpjegoi ndër të tjera se dhe ish e fejuara e tij Mira Sorvino i kishte trehuar se ishte ngacmuar seksualisht nga Ueinstein. Një histori të ngjashme regjizori amerikan e kishte dëgjuar dhe nga një aktore tjetër. Por pavarësisht kësaj Tarantino kishte vazhduar bashkëpunimin. Por Tarantino tashmë është i penduar dhe pse mund të tingëllojë si një justifikim. Tarantino madje theksoi se në atë kohë mendonte se Uenstein kishte ngacmuar vetëm të fejuarën e tij dhe pasi kishte marrë vesh që ishin bashkë nuk kishte vazhduar më, pra për të ishte një rast i izoluar. Në fund të intervistës së tij Tarantino i bëri apel të gjithë atyre që janë në dijeni të asaj që ka bërë Uenstein ndër vite, të dalin hapur dhe ta akuzojnë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!