Skandali “Tire”, Apeli liron nga burgu infermieren dhe sanitaren e COVID-2

schedule12:22 - 23 Shkurt, 2021

schedule 12:22 - 23 Shkurt, 2021

Gjyakata e Apelit ka liruar nga burgu  dy nga katër të arrestuarat në  spitalin Covid dy, të cilat akuzoheshin se kishin bashkëpunuar me sanitaren e arrestuar më parë në këtë institucion Tire Alldervishaj e cila mashtronte dhe u merrte lekë pacientëve.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se në vendimin e kësaj të marte gjykata e Apelit ka liruar infermieren Sidorela Çela dhe sanitaren Rukie Hoxha dhe ka vendosur ndaj tyre masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë për dy infermieret e tjera Mira Bushin dhe Sheqerie Koci gjykata ka vendosur mospranim ankimi.

LEXO EDHE: ”Të sigurova 20, mos u ndiej me askënd”, bisedat telefonike: Çfarë zbuloi prokuroria nga ”banda Tire”

Në deklaratën e saj për mediat avokatja e infermieres dhe e sanitares së arrestuar, Antoneta Sevdari, ka thënë se prokurori nuk kishte evidentuar veprimin apo mos veprimin.

“Detyrim për t’u paraqitur e mbështesim vendimin e gjykatës. Prokurori nuk kishte evidentuar veprimin apo mos veprimin. Vetë vendimi i gjykatës dilte në konkluzionin se nuk kishin bashkëpunuar me Tire Alldervishin. Vendimi i gjykatës është i drejtë”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se tre infermieret dhe sanitarja e Covid 2 u arrestuar pasi akuzoheshin si bashkëpuntore me sanotaren Tire Alldervishi e cila kidhte mashtruar dhe marrë 8 milionë lekë të vjetra nga familjarët e një pacienteje e cila fatkeqësisht humbi dhe jetën nga Covid.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!