Skandali tek Anglia, Greenwood: Ndjesë, u solla si i papërgjegjshëm

schedule14:17 - 8 Shtator, 2020

schedule 14:17 - 8 Shtator, 2020

Mason Greenwood ka nxituar të kërkojë falje, pas asaj që bëri së bashku me Phil Foden. Mesfushori i Manchester United dhe lojtari i City, gjatë grumbullimit në Islandë ftuan disa vajza në dhomën e hotelit dhe gjithçka u zbulua, çka bëri që edhe futbollistët të dënoheshin për ndeshjen e radhës me Danimarkën.

Lojtari i United, përmes faqes së klubit, ka reaguar dhe kërkon falje për atë që ka bërë. Mes të tjerash ai thekson se do t’i bëhet mësim e gjithë kjo situatë. “Duke pasur mundësinë të reflektoj për atë që ka ndodhur, unë mund vetë t’ju kërkoj falje të gjithëve për sikletin që kam shkaktuar.

Lexo edhe: Zbardhet biseda mes dy talenteve dhe vajzave që u futën në hotelin e Anglisë (VIDEO)

Ishte e papërgjegjshme për mua të thyeja protokollet e COVID-19, që janë hartuar për të mbrojtur lojtarët, stafin dhe publikun. Në veçanti dua t’i kërkoj falje trajneri Gareth Southgate, që më la jashtë kombëtares kur kishte treguar besim të madh tek unë.

Të luaja për Anglinë ishte një nga momentet e mia më të mëdha të krenarisë dhe për gjithë këtë situatë mund të fajësoj vetëm veten për gabimin e madh që kam bërë. I premtoj familjes sime, fansave, Anglisë dhe Manchesterit, se ky është një mësim nga i cili do mësoj”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!