Skandali “Rolexgate”, dorëheqje masive e ministrave në Peru

schedule10:36 - 2 Prill, 2024

schedule 10:36 - 2 Prill, 2024

Gjashtë nga 18 ministrat e qeverisë së Perusë njoftuan dorëheqjen e tyre të hënën, për shkak të një hetimi ndaj Presidentes Dina Bolluarte lidhur me pronësinë e saj të supozuar të orëve Rolex.

Ministri i Brendshëm Victor Torres dha dorëheqjen duke përmendur si arsyes problmet familajre.Pak orë më vonë dhanë gjithashtu dorëheqjen ministrat përgjegjës për Arsimin, Gruan, Zhvillimin Rural, Prodhimin dhe Tregtinë e Jashtme.

Kjo valë dorëheqjesh erdhi përpara një votëbesimi të mërkurën, nga parlamenti ndaj kryeministrit të ri Gustavo Andriansen dhe qeverisë së tij. Brenda natës, Presidentja Dina Bolluarte emëroi gjashtë ministra të rinj për të zëvendësuar ata që dhanë dorëheqjen.

Skandali shpërtheu më 15 mars, kur një faqe interneti lokale e lajmeve publikoi një seri fotosh në të cilat Bolluarte u fotografua me ora të ndryshme luksoze ndërsa ishte në qeveri në 2021 dhe 2022.

Kryeministri i ri e quajti hetimin “një fyerje të patolerueshme për dinjitetin e saj. Dina Boluarte, 61 vjeç, mohoi akuzat duke thënë se posedonte vetëm një orë.

Nëse ajo ndiqet penalisht, presidentja e Perusë nuk do të jetë në gjendje, sipas Kushtetutës, të dalë në gjyq përpara korrikut 2026, kur i përfundon mandati.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!