Skandali/ Qendër shëndetësore, por edhe banjo publike

schedule15:17 - 15 Qershor, 2018

schedule 15:17 - 15 Qershor, 2018

Në Zemblak të Maliqit një ndertesë shërben edhe si qendër shëndetësore dhe si banjo publike. Banorët kanë kërkuar përherë izolimin e këtij ambienti, por askush nuk ka ndërhyrë.

Ndan të njëjtën hapësirë me banjot publike të fshatit. Është qendra shëndetësore e Zemblakut.

E ndërtuar mbi katër dekada më parë, kjo godinë, e pozicionuar në mes të fshatit, shërben edhe si qendër shëndetësore edhe si banjo publike.

Nga pjesa ballore e ndërtesës, era e rëndë përhapet edhe brenda ambienteve dhe personeli duhet të punojë dhe shërbejë në kushte të tilla.

“Edhe qendra shëndetësore, edhe banjoja mirë është? S’vete dot të bëjë një vizitë fshatari”.

Godina, në të cilën askush nuk ka vënë dorë po degradohet vit pas viti. Kurse me ngrohjen e motit, ajo që duhet t’u shërbente shëndetit të banorëve, po kthehet në vatër sëmundjesh dhe infeksioni.

Ankesat e banorëve për ta zhvendosur qendrën në një tjetër ambient, në pamundësi për të ndërtuar një të re, nuk i ka dëgjuar askush.

Qendra shëndetësore e Zemblakut iu shërben më tepër se 1.500 banorëve. Edhe pse në kushte krejtësisht të papërshtatshme, Bashkia e Maliqit, nuk ka bërë asnjë ndërhyrje, të paktën sa për të siguruar një izolim të pjesës së kthyer në banjo publike./abcnews.al