Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Skandali “Qatargate”/ PE i heq imunitetin eurodeputetes italiane, Alessandra Moretti

schedule10:25 - 17 Dhjetor, 2025

schedule 10:25 - 17 Dhjetor, 2025

Parlamenti Evropian ka votuar në favor të heqjes së imunitetit parlamentar për eurodeputeten e Partisë Demokratike italiane (Pd), Alessandra Moretti, në kuadër të hetimeve për skandalin “Qatargate”.

Me 497 vota pro, 139 kundër dhe 15 abstenime, salla plenare e Strasburgut miratoi vendimin e Komisionit Juridik të Parlamentit Evropian për heqjen e imunitetit të Moretti-t, të marrë më 3 dhjetor.

Ndërkohë, Parlamenti votoi në favor të mbrojtjes së imunitetit parlamentar për eurodeputeten tjetër të Pd-së, Elisabetta Gualmini.

“Jam e zhgënjyer sepse elementët mbi të cilët bazohej kërkesa ishin hedhur poshtë prej meje tashmë me dokumente, dhe vazhdoj të mendoj se votimi nuk u fokusua aq te përmbajtja e kërkesës, por u ndikua nga strategji dhe interesa politiko-elektorale”, deklaroi për ANSA eurodeputetja Alessandra Moretti.

“Ashpresoj të dëgjohem nga prokuroria sa më shpejt që të jetë e mundur, për t’u mbrojtur nga akuzat”, theksoi ajo, duke falënderuar grupin e saj politik dhe “shumë kolegë nga të gjitha partitë për mbështetjen”.

Do të vazhdoj të bëj punën time me kokën lart”, përfundoi Moretti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!