Andrea Cozzolino, një eurodeputet në Italinë Jugore që nga viti 2009, që akuzohet për marrje ryshfeti nga vendet e huaja po lufton për të apeluar vendimin për ekstradimin e tij, shkruan BBC.
Ai është një nga katër eurodeputetët të përfshirë në hetimin e Katargate, i cili përqendrohet rreth akuzave se Katari dhe Maroku kanë paguar një grup me bazë në Bruksel për të ndikuar ligjvënësit e BE-së.
Më 11 Prill, gjykatësit do të vendosin nëse Cozzolino do të lërë arrestin shtëpiak në qytetin jugor italian të Napolit dhe do të dërgohet në një burg belg sipas një urdhër-arresti evropian.
Por avokati i tij për BBC-në është shprehur se po lobon që klienti i tij të mos vuajë dënimin në burgun belg për shkak të problemeve me shëndetin e tij. Në disa dokumente të publikuara në Janar të këtij viti, thuhej se Cozzolino dyshohej se mbrojti interesat e shteteve të huaja në Parlamentin Europian në këmbim të parave.
Më pas, prokurorët lëshuan një urdhër arresti për eurodeputetin. Ai qëndroi për pak kohë në paraburgim përpara se të qëndronte në arrest shtëpie. Por avokati i tij, Federico Conte deklaroi se urdhri ishte plotësisht i paqartë, i pjesshëm dhe ndonjëherë i mungonte transparenca.
Gjyqtarët në Napoli do të vendosin për ekstradimin e Cozzolinos të martën e ardhshme dhe e kanë shtyrë dy herë vendimin e tyre pasi presin më shumë informacion nga prokurorët belgë.
/abcnews.al