SKANDALI/ Policia e Vlorës dinte gjithçka mbi policin skafist, askush nuk bëri gjë deri sa vrau Jonadën. Tentativa për të manipuluar skenën e krimit

schedule15:42 - 6 Gusht, 2022

schedule 15:42 - 6 Gusht, 2022

Vrasja e 7-vjeçares Jonada Avdia nga polici Arjan Tase në plazhin e Potamit me një skaf gjigant po merr përmasat e një skandali që ka përfshirë Policinë e Shtetit krahas faktit që është një tragjedi për familjarët dhe traumë për të gjithë shoqërinë.

Siç raporton News24, policia e Vlorës ishte në dijeni të aktivitetit të ish-shefit të Policisë së Himarës dhe lëvizjeve të tij të dyshimta me skafin e fuqishëm në jug, por askush nuk kishte ndërhyrë.

Lexo edhe: “Erdhi me shpejtësi skëterre dhe ma mori vajzën nga duart”, Abc zbardh dëshminë e babait të Jonadës që u vra nga polici Arjan Tase

Mësohet se Policia Kufitare ishte vënë në dijeni nga qytetarë, por edhe nga vetë strukturat e policisë së Arjan Tase kishte një skaf të madh, me të cilin lëvizte nëpër breg duke rrezikuar jetën e pushuesve, por duke qenë se kishin të bënin me një koleg, askush nuk ndërhyri deri sa ndodhi tragjedia më datë 2  gusht.

Lexo edhe: A tentoi policia të manipulonte vendin e ngjarjes, detaji i 15 metrave

Ky është edhe shkaku se përse u shkarkuar i gjithë zinxhiri komandues i Policisë Kufitare në Vlore dhe përse ata po hetohen për shpërdorim detyre, pasi askush nuk i tha “Stop” policit me skaf Arjan Tase.

Lexo edhe: Policia donte ta mbronte, Prokuroria “fundos” raportin e AMP-së: Polici Arjan Tase hetohet për vrasje me dashje

Një element tjetër shqetësues ka të bëjë me raportin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, e cila duket se ka tentuar të lehtësojë Arjan Tasen pasi vrau 7-vjeçaren duke shënuar në raport se goditja kishte ndodhur 15 metra në thellësi të detit.

Lexo KËTU gjithçka mbi tragjedinë në Vlorë

Ky detaj e lehtëson Tasen pasi tregon se ngjarja ka ndodhur në thellësi ku mund të lundronte skafi dhe jo në zonën e mbushur me plazhistë.

Megjithatë, ky raport u hodhe poshtë nga prokuroria e Vlorës, e cila e klasifikoi ngjarjen e rëndë si “vrasje me dashje në mënyrë indirekte”, pavarësisht se kolegët donin ta nxirrnin jashtë hekurave shpejt e shpejt Arjan Tasen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!