“Skandali Meta-Prifti, Gjiknuri, bre*ët e Shukriut dhe Ndrangheta”, Valteri: Shqiptarët të zgjedhin vlerat

schedule13:12 - 28 Janar, 2021

schedule 13:12 - 28 Janar, 2021

Deputeti Halit Valteri, në seancën e sotme plenare në Kuvend, i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që në zgjedhjet e 25 prillit të votojnë për vlerat dhe jo për partitë që i janë servirur sipas tij për t’i vjedhur.

Gjatë fjalës  së tij, Valteri renditi akuzat, denoncime të publikuara ndër vite, duke u fokusuar tek mungesa e drejtësisë për të cilën tha se në shumë procese gjyqësore ku politika ka qenë e implikuar kanë mbetur pa fajtor.

“Shqiptarët kanë parë shpeshherë ditë të mira dhe të vështira dhe janë dëshmitar dhe robër të historisë. Ata kanë vënë re se sa herë klasa politike është kapur duke vjedhur treshja politike vetëm justifikuar .

Shumë procese gjyqësore ku është implikuar politika ka mbetur pa fajtor. Sinjalet na tregojnë se kurrë nuk do të kemi një drejtuesi. Unë nuk jam kundra drejtësisë sepse jam, shumë i pastër, por nëse do të bënte drejtësi është vështirë të besohet.

Sa e gatshme është elita të vulosë rënien e saj. Skandali Meta-Prifti e dimë të gjithë. Presidentit e njohim , ashtu si njohim çdo kryeministër apo ministër. Askush nuk e ka harruar përgjimin e Damian Gjiknurit,…tërmet, tërmet… Më pas Dibra… i mbajmë mend brekët e Shykriut.

Kujtojmë përgjimin që çoi në burg vëllain e ministrit, tani po shohim se të larguarit nga Vettingu po bëhen shefa në administratë. Kemi tani Ndranghetën dhe lidhjet e tyre me qeverinë, jo vetëm me këtë por me të gjitha qeveritë në këto 30 vite. Por xhungla pa rregulla e qeverisë shqiptare ka vetëm një rregull, se peshku i madh e ha peshkun më të vogël. Sot kam dalë për të folur në emër të shumicës, popullit shqiptar e cila mund të jetë e trembur, por ekziston vërtetë.

Kjo shumicë nuk mund të çlirohet nga këto kioska që quhen partitë e reja me drejtues të kalbur. Shqiptarëve çdo alternativë që i del i nënshtroni më para të ndyra. I ftoj shqiptarët që në 25 prill të zgjedhin vlerat dhe jo partitë që i serviren për t’i vjedhur. Është momenti që sot të bashkohemi të gjithë bashkë”, tha Valteri.

/abcnews.al/