SKANDALI/ Mediat italiane publikojnë fotot, eurodeputeti u takua me ministrin e Katarit. A mbanin në dorë çantat me para?

schedule09:48 - 27 Dhjetor, 2022

schedule 09:48 - 27 Dhjetor, 2022

Gazeta italiane “La Repubblica” ka publikuar detaje të reja për skandalin “Qatar Gate”, që prej disa ditësh ka “trazuar” Brukselin.

Lexo edhe: Korrupsioni në Bruksel, bashkëshorti i eurodeputetes greke: I bëra të gjitha për para, por nuk më duheshin

Media italiane ka zbuluar një takim mes ish-deputetit Antonio Panzeri, partnerit të eurodeputetes Eva Caili, Francesco Giorgi dhe ministrit të Dohas në një hotel të madh në Bruksel.

Kamerat kapën ardhjen dhe daljen e bagazheve dhe çantave nga dhoma e Katarianos, me gazetën që pretendon se paratë ishin transferuar në atë moment.

Fotot thuhet se tregojnë Ali Ben Samih al-Marri, ministri i Punës i Katarit, Pier Antonio Pancheri dhe Giorgin më 10 tetor.

Takimi në fjalë u zhvillua pesë javë para fillimit të Botërorit të Katarit 2022. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!