Skandali me të dhënat private, Cambridge Analytica mbrohet

schedule13:37 - 11 Prill, 2018

schedule 13:37 - 11 Prill, 2018

Kompania britanike e konsulencës, Cambridge Analytica është mbrojtur për akuzat e keqpërdorimit të të dhënave të mbi 80 milionë përdoruesve të Facebook. Në një deklaratë thotë se nuk ka shkelur ligjin dhe se nuk ka hakuar rrjetin social më të madh në botë.

“Nuk kemi hakur Facebook as kemi shkelur ligjet dhe nuk kemi ndikuar në referendumin për Brexit”. Kështu në një document me 10 pika, Cambridge Analytica mbrohet nga akuzat lidhur me skandalin e privatësisë në Facebook. Kompania britanike shpjegon se ka marrë të dhëna të liçensuara nga shoqëria e kërkimeve “General Science Research”, e cila i ka përiftuar ato përmes një instrumenti të siguruar nga Facebook.

“Qindra kompani kanë përdorur të dhënat e Facebook në një mënyrë të njëjtë. Duam të saktësojmë se Cambridge Analytica nuk ka mbledhur dhe shpërndarë ilegalisht apo në një mënyrë të papërshtatshme të dhëna me asnjë tjetër dhe nuk ka shkelur regullat e Facebook”, bën me dije kompania e konsulencës.

Në dokumentin e mbrojtjes, Cambridge Analytica shpjegon ndër të tjera se “nuk ka përdorur të dhënat e përfituara për zgjedhjet presidenciale amerikane. Gjithashtu ka mohuar katëgorikisht akuzat se të dhënat janë përdorur për të ndihmuar fushatën e Donald Trump. “Kemi garantuar sondazhe, analiza të dhënash dhe marketing digjital”, shkruhet në deklaratën e kompanisë britanike.

Ndërkohë, Cambridge Analytica akuzohet se ka përdorur të dhënat e mbi 80 milionë përdoruesve të Facebook për aktivitetin e saj. /abcnews.al