Norvegjia proteston. Fillimisht ishin disa klube që kërkuan që kombëtarja e tyre e futbollit të mos marrë pjesë në Botërorin e Katarit. Në Francë ultrasit gjithashtu kanë shpalosur mesazhe kundër asaj që po ndodh në Katar.
“The Guardian” një muaj më parë shkruante se për ndërtimin e stadiumeve të reja në Katar, për World Cup 2022, kanë vdekur rreth 6500 punëtorë. Mes tyre ka shumë emigrantë të paligjshëm, kryesisht nga India, Bangladeshi, Nepali dhe Pakistani.
Norvegjia zbriti në fushë në ndeshjen kundër Gjibraltarit me një mesazh të qartë: “Të Drejtat e Njeriut, brenda dhe jashtë fushës”.
Një mesazh domethënës edhe nga lojtarët, të cilët kanë menduar të përcjellin një mesazh sensibilizues, me shpresën që situata në Katar të ndryshojë. /abcnews.al
'Human rights. On and off the pitch.'
Norway's national team shared this message after calls to boycott the 2022 World Cup in Qatar. pic.twitter.com/VnfgB8S3X6
— ESPN FC (@ESPNFC) March 24, 2021