Skandali me pagat, Rama: Me sistemin e ri më shumë mbrojtje, nxori në pah padrejtësitë e punëdhënësve

schedule11:02 - 11 Janar, 2022

schedule 11:02 - 11 Janar, 2022

Kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë për firmosjen e marrëveshjes me kompaninë amerikane për mbrojtjen kibernetike ka theksuar se tashmë do të kemi një sistem mbrojtës për të gjithë të dhënat e qytetarëve shqiptarë.

Rama ndër të tjera ka theksuar se skandali i publikimit të pagave ishte një listë që preku shumë qytetarë, por që ishte dhe një e mirë pasi tashmë dolën në pah shumë padrejtësi nga punëmarrësit ndaj punonjësve të tyre.

Është një lajm shumë i mirë dhe për ato që u lënduan padrejtësisht nga dalja e të dhënave personale dhe unë besoj se dalja e të dhënave për pagat ishte një e keqe që nuk doli për keq siç thoshte gjyshja ime. Sot e kemi më të lehtë që ta drejtojmë në aspektin moral dhe ligjor për shumë punëdhënës ashtu siç shumë qytetarë përjetuan për sulmin mbi sistemin dhe marrëveshja e sotme e bën më të mirëseardhur për të se vijmë nga një eksperiencë e dëmshme. Përfshirjen tuaj e shikojnë më me vlerësim, unë falënderoj ju gjeneral për ardhjen tuaj këtu për besimin dhe kurajon që na jepni dhe të gjithë ekipin tuaj për vlerën dhe dobinë e tij për të qenë më të mbrojtur në sistemet tona të energjisë dhe sëbashku të bëjmë të mundur ndjesinë për të qenë krenar për mbrojtjen kibernetike që ne kemi”, ka thënë ai. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!