Skandali me pagat, Rama kërkon ndjesë: Të hetohet imtësisht, e qëllimshme për të krijuar destabilitet

schedule12:39 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 12:39 - 23 Dhjetor, 2021

Kryeministri Edi Rama përmes një konference të jashtëzakonshme u ka kërkuar ndjesë publike qytetarëve pagat e të cilëve u publikuan përmes një databaze që ka bërë xhiro në rrjet. Duke kuptuar shqetësimin e qytetarë që e kanë cilësuar këtë rrjedhje informacionit një skandal, Rama i bëri thirrje organeve përkatëse që ta ta hetojnë në mënyrë të plotë.

Do  doja të flisja për një vendim të rëndësishëm për një nismë të re të qeverisë për të rritur në nivel tjetër ndërveprimin me qytetarët por sot duke pasur parasysh ngjarjen e daljes në kanalet e komunikimit whatsapp të të dhënave mbi pagat e kam  të qartë që nisma do të humbte në vëmendjen tuaj, ndërkohë me plot të drejtë opinioni do të dijë qëndrimin tim për këtë çështje. Nesër do bëjmë komunikim për nismën ndërkohë që sot ju kemi ftuar për të folur për ngjarjen e qarkullimit në rrjete e whatsapp-it për të dhënat e pagave. Dua tu kërkoj ndjesë të gjithëve që janë shqetësuar me plot të drejtë për këtë ndërhyrje në  këtë aspekt të jetës së tyre private, ndërkohë dua të nënvizoj se kjo është një ngjarje e cila meriton të  hetohet imtësisht”, tha Rama.

Teksa i bëri thirrje Prokurorisë të kryejë një hetim të imtësishëm, Rama e quan këtë ngjarje të qëllimshme për të krijuar konfuzion dhe për të nxitur destabilitet.

“Uroj shpresoj dhe i bëj  thirrje organeve lizgjzbatuese prokurorisë ta kryejë këtë hetim me të gjithë kapacitetet. Nga ana tjetër dua të ndaj me publikun se në këndvështrimin tim nuk është e vështire të shohësh se këtu ka një qëllim jo fort të mirë për të krijuar konfuzion dhe për të nxitur destabilitet, në një përpjekje që nuk është e para”, tha Rama.

Kryeministri deklaroi se mund të ketë edhe të tjera përpjekje, duke pasur parasysh, sipas tij, deklaratat e bëra nga foltoret, duke “ia kaluar topin” opozitës. Në krah të kryeministrit Rama, Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj, siguroi qytetarët se sistemi i mbajtjes së të dhënave personale në e-Albania është i sigurt. Ajo theksoi se platforma aktualisht mirëmbahet nga Microsoft dhe së shpejti do të futet dhe teknologjia “Blockchain”, e cila do të sigurojë dhe lënien gjurmë të personave që mund të aksesojnë të dhënat personale përmes ndërveprimit të brendshëm.

Të dhënat e pagave të mbi 637 mijë qytetarëve shqiptarë të punësuar në sektorin publik dhe atë privat, po qarkullojnë lirisht përmes aplikacionit whatsapp. Prokuroria bëri të ditur se ka nisur menjëherë hetimet. Qeveria nga ana e saj tha se nuk rezulton të ketë ndodhur ndonjë eksport dixhital i bazës së të dhënave, duke folur megjithatë për një “ndërhyrje kriminale në bazën e të dhënave të pagave. Presidneti Ilir Meta e cilësoi publikimin e të dhënave një shkelje flagrante dhe një skandal të përsëritur, duke kujtuar publikimin e të dhënave personale të mbi 900 mijë qytetarëve pak para zgjedhjeve. Ndërsa Partia Demokratike është e bindur se dhe të dhënat që po qarkullojnë së fundmi kanë qenë pjesë e strategjisë së qeverisë për qëllimet e saj elektorale

Materiali që po qarkullon lirisht nëpër telefonat e qytetarëve të shumtë përmban të dhëna personale si numrin e kartës së identitetit, e gjthashtu numrin e identifikimit të shoqërisë ku janë punësuar, përfshirë dhe pozicionin e punës. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!