Deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me çështjen e naftës në Shqipëri, nisur nga të dhënat kontradiktore të institucioneve.
Sula vë në dukje se raporti i INSTAT tregon se konsumi i naftës është rritur në tremujorin e dytë të vitit 2022, ndërsa raporti i Minisatrisë së Financave tregon të kundërtën.
Sipas tij, tri janë shpjegimet e mundshme për këtë: Importi i naftës kontrabandë, sasia e naftës së munguar është plotësuar nga nafta që nxirret në Shqiëpri, ose grosistët kanë mbushur rezervat me naftë në kohën kur ishte lirë në bursë dhe tani e shesin me çmime të larta.
Reagimi i plotë:
Tjetër hije skandali me naftën!
Kjo çështja e naftës në Shqipër po merr përmasa të mëdha çdo ditë e më shumë. Vetëm duke lexuar letrat e institucioneve shtetërore të komanduara nga kjo mazhorancë konstatojnë se kemi të bëjmë me një skandal.
Sipas INSTAT në grupin “Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara”, volumi i shitjeve në tre mujorin e dytë të 2022 është rritur me 5,2%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021.
Ndërkohë në kontrast me të dhënat e INSTAT, të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se për të njëjtën periudhë importi i karburanteve ishte me rënie, duke u reduktuar me 16.7% me bazë vjetore për Prill-Qershor 2022!
Kemi dy të dhëna qe janë në kontraditë me njëra-tjetrën. Nga njëra anë kemi INSTAT që thot se konsumi i naftës në tre mujorin e dytë të vitit 2022 është rritur me 5.2%, ndërsa nga ana tjetër kemi raportet e Ministrisë së Financave që thotë se është ulur ndjeshëm me 16.7% importi i naftës.
Lind pyetja: Ku e gjetëm ne naftën që shitëm kur importi është ulur dhe konsumi është rritur?
Tani, nga një analizë të thjeshtë ka tre opsione :
1- Importi i naftës kontrabandë ka vijuar pa iu dridhur qerpiku i syrit madje duke thyer edhe embargon me Libinë siç është rasti i fundit që ka disa ditë e institucioneve i është mbyllur goja te thonë kush qëndron pas.
2.Sasia e naftës që ka munguar nga importi pra kjo sasia 16.7% dhe shtesa e konsumit prej 5.2% është plotësuar nga nafta që nxirret në Shqipëri.
3.Ose dhe opsioni tjetër që grosistët kanë mbushur çdo rezervë me naftë gjatë kohës që ishte e lirë në bursë dhe në tregun me pakicë në Shqipëri e kanë shitur sa frëngu pulën.
Në të trija rastet ata qe dalin të humbur janë shqiptarët. Vidhen me çmimin, vidhen me cilësinë dhe vidhen nga zyrtarët që marrin rryshfetin për të lejuar këto parregullsi. /abcnews.al