Pronari i restorantit luksoz në Mykonos, i cili i faturoi turistes amerikane 600 euro për dy këmbë gaforreje ka reaguar në lidhje me denoncimin që e huaja bëri, duke publikuar në media foton e faturës së majme.
Pronari i restorantit ka thënë se biznesi i tij është i rregullt dhe se nga ana e tij nuk është bërë asnjë veprim kundra ligjit.
Ai thotë se pas kontrolleve dhe inspektimeve të specializuar nga organet përkatëse restoranti i tij ka rezultuar i “pastër”.
Pronari i restorantit pohon se më datë 13 maj është kryer një auditim nga Autoriteti i Pavarur i të Ardhurave Publike.
“Kontrollorët nuk kanë konstatuar asnjë shkelje”, tha pronari, citon protothema.gr.
Denoncimi i turistes amerikane në Greqi për faturën 600 euro nga një restorant për dy koktej dhe një racion këmbësh gaforreje bëri bujë ne mediet greke.
Protothema.gr raporton se turistja amerikane i ka dërguar agjencisë turistike foto me faturën e restorantit dhe pjatën me gaforren që kamarierët i servirën në ishullin luksoz, Mykonos.
Sipas turistes kamerieri që i ka shërbyer, ka thënë se koktejet kushtojnë 25 euro, por nuk i ka sjellë faturën e detajuar për të zbuluar saktësisht çmimet.
Turistja amerikane pretendon se përgjegjësit e lokalit i kanë mbajtur një bakshish prej 78 eurosh, pa miratimin e saj.
“Më thanë se i kisha borxh 600 euro për dy kokteje dhe një pjesë të këmbëve të gaforreve dhe më pas pashë faturën që kishin ngarkuar 520 euro dhe pjesën tjetër e kishin marrë si bakshish , pa më thënë”, i tha ajo agjentit të udhëtimit që kishte. organizoi udhëtimin dhe akomodimin në Mykonos.
/abcnews.al/