Skandali me aktoren, Trump rimbursoi avokatin për paratë

schedule12:12 - 3 Maj, 2018

schedule 12:12 - 3 Maj, 2018

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka rimbursuar personalisht Michael Cohen, avokatin e tij që tashmë është nën një hetim nga FBI, për 130 mijë dollarët e paguara pak përpara zgjedhjeve ndaj aktores së filmave për të rritur në këmbim të heshtjes së saj për historinë që kanë pasur në vitin 2006. Kjo është zbuluar në Fox News nga Rudy Giuliani, njëri nga avokatët e shumtë të kreut të Shtëpisë së Bardhë. Trump ka mohuar gjithmonë jo vetëm lidhjen jashtëmartesore, por edhe se ishte në dijeni të pagesës.

“Asnjë shkelje, – siguroi Rudy Giuliani, – i ligjeve mbi fushatën zgjedhore”, siç u hipotezua në hetimin ndaj Cohen, nga studio e të cilit u konfiskuan shumë dokumente.

“Kanë kaluar paratë përmes një kompanie ligjore dhe presidenti e ka rimbursuar atë. Ata janë paguar nga avokati i tij, presidenti i ka rimbursuar ato për disa muaj”, shpjegoi Giuliani.

Deklarata e tij mund të jetë shtyrë nga frika se hetuesit kanë rindërtuar ngjarjen dhe kanë zbuluar transferimin e parave. Por kjo bie ndesh me versionin e Trump dhe të Shtëpisë së Bardhë, duke konfirmuar për herë të parë që presidenti ka gënjyer.

“Qytetarët meritojnë të mësojnë të vërtetën nga ana e Presidentit dhe të personave që janë në podiumin e Shtëpisë së Bardhë duke informuar mediat në konferencat për shtyp”.

Ky është reagimi i parë i Michael Avenatti, avoti mbrojtës i aktores së filmave për të rritur Stormy Daniels.

“Popullit amerikan i është thënë një gënjeshtër për këtë marrëveshje, mbi rimbursimin e 130 mijë dollarëve”, nënvizoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!