Skandali me abuzimet seksuale/“Oxfam” hap një komision hetimor

schedule12:45 - 16 Shkurt, 2018

schedule 12:45 - 16 Shkurt, 2018

Organizata humanitare OXFAM ka njoftuar për nisjen e një komisioni hetimor për rastet e abuzimeve seksuale në mbarë botën. Drejtoresha ndërkombëtare e OJQ-së theksoi se komisioni do të ketë akses të plotë në dokumentet e brendshme.

Oxfam njoftoi një plan veprimi të gjerë për t’u përballur dhe parandaluar në mënyrë efektive çdo abuzim apo sjellje të keqe të mundshme brenda organizatës në mbarë botën. Për këtë do të krijohet një panel i pavarur i nivelit të lartë, i përbërë nga disa prej figurave më të lartë në mbrojtjen e të drejtave të grave në mbarë botën, me fuqinë shqyrtimin e praktikave të miratuara nga Oxfam, duke përfshirë edhe rastet e sjelljes së pahijshme seksuale që kanë ndodhur në të kaluarën.

Plani u dakordësua nga drejtoresha ekzekutive e “Oxfam International” Ëinnie Byanyima së bashku me Bordin Ekzekutiv të 22 filialeve, të cilat përbëjnë Oxfam. Komisioni do të veprojë në autonomi absolute edhe në lidhje me fushëveprimin dhe kohëzgjatjen e mandatit të tij. Oxfam do të sigurojë burimet e nevojshme për auditimet në të gjitha vendet e botës ku veprojmë, duke përfshirë aksesin e plotë në dokumentet e brendshme, të dhënat e stafit dhe dokumentacionin mbi partnerët dhe komunitetet të mbështetura nga organizata.

“Për më tepër, si pjesë e punës së tij, komisioni do të krijojë një arkiv, sa më të plotë të jetë e mundur, për çdo rast të sjelljes së pahijshme seksuale dhe abuzimit të pushtetit që mund të ketë ndodhur në të kaluarën, e cila do të bëhet publike”, theksoi Byanyima. Ndërsa më tej nënvizoi dy prioritete për Oxfam: të vazhdojë të japë mbështetje për miliona njerëz në nevojë në gjithë botën, dhe të mësohet nga gabimet e kaluara, në mënyrë që abuzimi dhe shfrytëzimi i këtij lloji të mos përsëriten. Gjithashtu theksoi se për zgjidhjen e këtyre problemeve duhet edhe bashkëpunimi me qeveritë, rregullatorët dhe organizatat e të drejtave të grave./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!