Skandali Katargate/ Eva Kaili padit Parlamentin Evropian për shkelje të imunitetit

schedule12:34 - 19 Qershor, 2023

schedule 12:34 - 19 Qershor, 2023

Eurodeputetja Eva Kaili, e përfshirë në skandalin Katargate, ka paditur parlamentin e BE-së për shkelje të imunitetit të saj parlamentar. Ajo u monitorua nga shërbimet sekrete gjatë periudhës kur ajo mori pjesë në komisionin Pega, i cili hetonte institucionalisht aktivitetet e eurodeputetëve dhe qytetarëve të BE.

Kështu kanë bërë të ditur avokatët e saj. Eurodeputetja u arrestua më 9 dhjetor. Menjëherë iu hoq imuniteti parlamentar ndërsa u shkarkua edhe nga posti i nënkryetares së PE. 44-vjeçarja u akuzua për pjesëmarrje në organizatë kriminale, korrupsion dhe pastrim parash.

Ajo qëndroi në burgun e Harenit për disa muaj. Eurodeputetja greke ishte e fundit nga katër të pandehurit e Katargate që u lirua me kusht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!