Presidenti Vladimir Putin ka shkarkuar kreun e shërbimit të burgjeve në Rusi, një muaj pasi u publikuan një seri videosh që tregonin përdhunime dhe tortura brenda spitali të burgut. Putin shkarkoi Aleksandër Kallashnikovin, i cili është shënjestruar nga sanksionet perëndimore për burgosjen e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny. Ai shërbeu si shef burgu vetëm për dy vite.
Udhëheqësi rus emëroi Arkadi Gostev, një kolonel policie nga ministria e brendshme, në vend të tij. Shkarkimi i kreut të shërbimit pason shkarkimin e 18 oficerëve të burgut në tetor në qytetin qendror të Saratovit. Tre zyrtarë rajonalë të burgjeve janë pushuar gjithashtu.
Sipas të dhënave, tortura dhe dhuna seksuale ndaj të burgosurve kanë qenë prej kohësh probleme sistematike brenda sistemit të gjerë të burgjeve të Rusisë, por videot e fundit kanë hedhur dritë mbi abuzimet.
/abcnews.al