Anëtarja e Kryesisë së Nismës Social Demokrate, Xhevahire Izmaku thotë se qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është e përfshirë thellë në korrupsion, duke iu referuar edhe skandalit të fundit të përgjimeve.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Izmaku u shpreh se Kurti i përdor si intrumenta njerëzit e tij të besuar.
Izmaku shtoi se Kurti i shmanget pyetjeve të deputetëve në Kuvendin e Kosovës.
“Çfarë ndodh me pushtetin aktual në Kosovë, mazhoranca ikën nga Kuvendi dhe nuk përballet me kërkesat e opozitës. Ka dy vite që kryeministri Kurti nuk i përgjigjet pyetjeve të deputetëve. Sigurisht që qytetarët e Kosovës dhe votuesit e dinë që kauza e Vetëvendosjes dhe Kurtit ka ardhur në kuadër të luftimit të korrupsionit. Ndodhi e kundërta. Rasti i fundit e ka shfaqur, qeveria Kurti është futur thellë në korrupsion. Aferat korruptive janë të koordinuar përmes njerëzve që përdoren si instrument nga Kurti. Vetëm vitin e fundit kemi skandale, mbi 200 milionë euro sa i takon tenderave një burimorë. E ka çuar vendin, mbrapa në zhvillim ekonomik. Fatkeqësisht, Kosova është e renditur në vendin fundit sa i takon zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor”, theksoi ajo./abcnews.al