Skandali i byzylykëve elektronikë

schedule17:32 - 29 Dhjetor, 2017

schedule 17:32 - 29 Dhjetor, 2017

Gjykata e Tiranës i kërkon prokurorisë së kryeqytetit të hetojë kallëzimin e Ministrisë së Drejtësisë mbi skandalin e byzylykëve elektroninë. Bëhet fjalë për kallëzimin e bërë nga Ministria e Drejtësisë në muajin gusht 2017. Ministri i kohës pretendoi se zyrtarë të institucionit kishin shpërdoruar detyrën gjatë menaxhimit të pajisjeve që përdoreshin nga Shërbimi i Provës për mbikqyrjen elektronike. Pas verifikimeve paraprake, prokuroria vendosi mosfillim të procedimit penal. Ky vendim u ankimua në gjykata nga Ministria e Drejtësisë, ankim i pranuar së fundmi. Në vendim gjykata urdhëron prokurorinë të regjistrojë procedim penal dhe të vazhdojë hetimin./abcnews.al