Skandali grek, si u pajis me pasaportë false vrasësi i oficerit në Shqipëri

schedule15:03 - 5 Dhjetor, 2021

schedule 15:03 - 5 Dhjetor, 2021

Vrasësi i një oficeri policie në Shqipëri është një nga klientët e bandës së falsifikimit të dokumentave në Greqi.

Shqiptari i cili po ndiqej penalisht për vrasjen e policit është pajisur me identitet grek fals nga grupi kriminal që u ndryshonte identitetin kriminaleve shqiptare me qëllim që t’i shmangeshin drejtësisë.  Për identitetin e rremë ai  ka paguar shumën prej 35,000 euro.

Emri i shqiptarit dhe i efektivit të vrarë, nuk bëhet me dije ende.

Rrjeti i falsifikatorëve u çmontua fal një identiteti të rremë të zbuluar rastësisht. Ky rrjet raportohet se kishte ngritur struktura me detyra të ndara specifike, që shumë kompani do ta kishin zili. Ky grup i mundësonte kriminelëve kryesisht shqiptarë që të “pagëzoheshin” si grekë të ish Bashkimit Sovjetik.

Rrjeti me identitete të rreme dhe helenizime të paligjshme vepronte kryesisht në Atikë. Deri më tani janë arrestuar dy drejtuesit, nëntë oficerë policie, një nëpunës civil, një avokat, një sekretar dhe pesë anëtarë të tjerë të unazës falsifikuese.

Një klient u arrestua edhe për ryshfet punonjësi, certifikatë false dhe përdorim certifikate false. Në dosje janë përfshirë edhe 195 persona, ku 21 janë policë, 2 pensionistë, një nëpunës civil dhe 171 persona të tjerë.

120 punonjës policie të Drejtorisë së Punëve të Brendshme në Greqi kanë marrë pjesë në hetimet e zbuluara nga banda e falsifikimit të dokumenteve. Gjithsej 200 persona janë përfshirë në “klientelën” e këtij qarku që u shiste kriminelëve të huaj, kryesisht shqiptarë, karta identiteti dhe pasaporta false. be.k/abcnews.al