Arrestimi i drejtorit të korporatës energjetike në Kosovë, Nagip Krasniqi ka ngjallur reagime në të gjithë vendin dhe jo vetëm. I sh-kryeministri Sllovenisë, Janez Jansha, nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social “Twitter”.
Jansha e ka cilësuar aksionin e Policisë dhe arrestimin e kreut ekzekutiv të KEK-ut, si rezultat i zbulimeve të bëra në rastin e skandalit financiar/energjetik në Slloveni, ku dyshohet të jetë i përfshirë edhe Martin Berishaj, ambasador i Kosovës në Kroaci.
“E fundit: Arrestimet dhe bastisjet e shtëpive në industrinë elektrike të Kosovës, me sa duket rezultat i gjetjeve të hetimit të rastit Berishaj – GENi – presidenti Golob”
Mediat në Slloveni pretendojnë se kompania geni është përdorur për pastrim parash. Ambasadori i Kosovës në Kroaci, martin berishaj, raportohet se është i përfshirë në këtë skandal.
Arrestimi i drejtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, ka shkaktuar debate të forta në parlament. Opozita në prishtinë ka kërkuar më shumë informacione nga qeveria e udhëhequr nga Albin kurti, pasi sipas tyre Krasniqi ka qenë zyrtarë i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje.
Mirëpo, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se me arrestimin e Krasniqit duhet të merret drejtësia, edhe jo ti behet gjyqi në kuvendin e kosovës.
“Në anën tjetër, është fakt se pati një gëzim opozitar për arrestimin e Nagip Krasniqit. Por, ky është fakt i opozitës nuk është fakt i çështjes. Ne e dimë që ka pasur shumë kryeshefa në KEK në të kaluarën, që ka pasur keqpërdorime marramendëse, por asnjëherë nuk janë trajtuar nga sistemi i drejtësisë, përkatësisht nga prokuroria”
Nagip Krasniqi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, i vendosur në krye të KEK-ut, është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale, nën akuzat për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” , “Ushtrimit të ndikimit” dhe “Konfliktit të interesit”.