Skandalet në Kadastrën e Vlorës, shkarkohet pas 10 ditësh drejtori i ri Nazëraj 

schedule14:08 - 19 Shtator, 2019

schedule 14:08 - 19 Shtator, 2019

10 ditë pasi mori detyrën, Alteo Nazëraj u shkarkua nga posti i drejtorit të komanduar te Kadastrës se Vlorës. Në vend të tij u vendos Elona Hodaj, e cila ka mbajtur më herët postin e Drejtores së Fondit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.

Emërimi i Hodajt mbyll rrokadën në këtë institucionin, ku përgjatë dy javëve të fundit u pushuan 6 juristë dhe u paralajmëruan me vërejtje 19 të tjerë.

Elona Hodaj ka mbajtur gjithashtu edhe poste politike në stukturat e Partisë Socialiste, si Kryetare e FRESSH-it, kandidate për deputete dhe anëtare e Asamblesë Kombëtare.

Pas pushimit të tij nga detyra, Nazëraj kthehet në postin që mbante më parë, atë të shefit të zyrës juridike të Kadastrës së Vlorës. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!