Skandalet në Kadastër, Flamur Çollaku: Po bëhet “show”, për të mbuluar punën e dobët

schedule13:17 - 24 Qershor, 2022

schedule 13:17 - 24 Qershor, 2022

Kohët e fundit, në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës janë zbuluar skandale të mëdha me problemet e regjistrimit të pronave, që nga humbja e dokumenteve dhe mijëra faqeve e deri tek grisjet e regjistrave.

I ftuar në “ABC Live”, Flamur Çollaku, ish zv-Kryeregjistrues i Kadastrës, u shprehe se është detyre e Arkivit që të reagojë dhe të sistemojë dokumentet që kanë shpëtuar, pasi sipas tij ndodhen në kushte skandaloze.

“Arkivi duhet ta sistemojë edhe aty ku janë dokumente.” u shpreh ai.

Duke u ndalur tek vonesat për pajisjen me dokumentacion të qytetarëve, Çollaku propozon një revolucion në shërbimin e Kadastrës, duke thënë se tarifat nuk duhet që të parapaguhen. Ai u shprehe se në këtë mënyrë punonjësit do të ndihen të detyruar për të mbyllur procedurat sa më shpejtë.

“Shërbimet duhet të bëjnë revolucion. Të mos parapaguhen tarifat. Ka afat e gjithë procedura. Por duke mos e parapaguar, kjo e detyron që ai që shërben atje ta kryej me përgjegjësi punën. Nëse kryhet siç është atëherë do të zvarritet. Sistemi ta nxjerrë për 5 ditë, ai nuk e nxjerrë për 20 ditë. Ka mbingarkesë.” tha Çollaku.

“Po të shkosh në zyrat e kadastrës, janë në thasë nëpër dysheme. Ndërsa ligji e parashikon edhe lagështirën se sa duhet ta ketë. Ka një nen, Neni 68/111. Ky ligj e shpjegon.” u shpreh Çollaku.

Për sa u përket reagimeve të fundit, nga kreu i Kadastrës, Artan Lame dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, Çollaku u shpreh se ky është një “shoë” për të mbuluar punën e dobët të bërë vitet e fundit.

“Është një show, për të mbuluar punën e dobët. Kanë pasur objektiva dhe nuk i kanë përfunduar. Ka qenë nisur zona e bregdetit për të përfunduar. I kanë bërë pjesë pjesë. Nuk bën se tani jemi bërë Investitor Strategjik. Se ku i marrin burimet nuk i dihet. Këta ishujt e regjistrimit përdoren në këtë pikë. Nuk është regjistruar i gjithë Dhërmiu apo Himara. Kudo në bregdet ka probleme. Në veri e deri afër Vlorës pothuajse janë kaluar në sistem.”

“Në drejtorinë e përgjithshme ka 500 ankesa. Janë shumë. Se vonesa ka korrupsion. Ku ka radhë dhe zvarritje patjetër që ka korrupsion”. tha Çollaku.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!