Skandal seksual në Kolegjin e Europës, profesori ngacmonte studentet

schedule10:11 - 17 Shkurt, 2024

schedule 10:11 - 17 Shkurt, 2024

Një nga institucionet universitare më të famshme të Kontinentit të Vjetër, Kolegji  i Europës ësht përfshirë në një skandal seksual. Konkretisht, Kolegji i Europës në Belgjikë po kryen një hetim ndaj një prej profesorëve të tij për ankesa për ngacmime seksuale të bëra nga një studente e tij.

Politico kontaktoi të gjitha palët e përfshira dhe foli me më shumë se 20 studentë dhe personel aktual dhe të mëparshëm të Kolegjit. Të gjithëve iu dha anonimiteti për të folur sinqerisht për një profesor të fuqishëm me lidhje të thella me politikën e BE-së.

Një nga studentet e diplomuara, ndër disa që tani mbajnë poste të larta në kryeqytetet europiane, e përshkroi sjelljen e disa prej tyre, si kodi i heshtjes së mafies. Katër ish-studentë, të cilët ishin në të 20-at kanë shpërndarë emaile që thonë se tregojnë kontakte të supozuara të papërshtatshme nga profesori 50 vjeçar.

Studentja aktuale nxiti zyrtarisht hetimin ndaj profesorit në një email që ajo i dërgoi Mogherinit më 7 shkurt. Kur u pyet për hetimin, Kolegji i Europës nuk pranoi të komentonte përtej deklaratë.

Mogherini zhvilloi një takim me profesorin për të diskutuar ankesën, të cilën ajo e mori më 10 janar. Që atëherë ai është larguar përkohësisht nga detyra e tij në Bruges, por vazhdon të punojë në institucione të tjera.

Një nga institucionet e tjera ku profesori jep mësim, i tha Politico-s se është në dijeni të hetimeve në vazhdim.

Ankesa në qendër të hetimit të kolegjit erdhi nga një student 20-vjeçare. Për të paktën dy muaj në 2023, profesori shkëmbeu email me të. Duke shkruar nga shtëpia e saj, ku profesori kishte gjithashtu një dhomë gjumi, të dy filluan të komunikojnë për punën akademike të natës vonë.

Më pas ai, filloi t’i tregonte studentes për jetën e tij personale, duke shkuar në llogarinë e tij personale në Gmail për bisedën. Në një email, ai shkroi se imazhi i saj duke ecur në shi frymëzoi “ndjenja të përbashkëta” dhe i dërgoi asaj një foto të një rizotoje karkalecash.

“Nëse do të guxoja, do t’ju sugjeroja të hanim darkë një natë”, shkroi ai në një email nga nëntori, duke sugjeruar që të hanin në dhomën e tij të ndenjjes.

Në një email tjetër po atë muaj, ai tha: “Ti je vërtet një mister, por kjo gjithashtu më kënaq mua. Do të doja të pija një pije me ty sonte.’

Ajo ndaloi së përgjigjuri pasi një prind e informoi atë,  por për shkak të rolit të profesorit në edukimin e saj, studentja duhej ta takonte atë në dhjetor për tezën e saj.

“Ai është i njohur në fushën e tij, kështu që askush nuk dëshiron të merret me një personalitet të tillë kur ne mund të punojmë më pas në fushën e kërkimit apo çështjeve evropiane”, tha ajo.

Në nëntor gjatë një bisede madje ai e kishte “kërcënuar” duke i thnë se do të prishte reputacionin.

Pas pushimeve dimërore, në fillim të semestrit të dytë në janar, sutdentja u ankua për ngacmim seksual dhe dëm psikologjik nga profesori i saj në një takim personal me rektorin e Kolegjit Europian.

“Shumë vajza  na kanë kontaktuar dhe shumë ende i frikësohen hakmarrjes apo rijetimit të traumave të tilla”, thuhej në letër.

“Të gjitha dëshmojnë për klimën e pasigurisë të kultivuar qëllimisht nga [profesori] në një pozicion autoriteti që i është dhënë nga Kolegji, përsëritja e metodave të përdorura dhe serioziteti i ngjarjeve.

Kjo nuk është hera e parë që profesori përballet me pyetje dhe ankesa për sjellje të ngjashme. Në vitin 2012, ai u përball më të njejtën akuzë.

Pas një nate jashtë në Bruges në lokalin e studentëve të kolegjit, profesori kontaktoi një studente në Facebook, e cila nuk kishte folur me të në lokal. “Pra po më përbuzni?” pyeti ai në një mesazh në Facebook të parë nga Politico që ishte dërguar rreth orës 2 të mëngjesit.

Pasi studentja u ankua te një tjetër anëtar i lartë i stafit administrativ, Jörg Monar, profesori i dërgoi studentit një memo të gjatë të parë nga Politico.

“Me vjen thellësisht keq për këtë keqkuptim dhe kërkoj falje për sjelljen time të papërshtatshme”, i shkruan ai studentes, tezën e së cilës ai drejtonte.

Në vitin 2014, një studente tjetër në Kolegj kontaktoi administratën e Kolegjit pasi ajo tha se kishte marrë mesazhe të shumta me tekst dhe e-mail që pretendonin për ngacmim seksual nga i njëjti profesor.

Disa vjet më vonë, i njëjti profesor i dërgoi email një studenteje tjetër nga një llogari personale e-mail, duke e pyetur nëse do të donte të darkonte me të një natë.

Monar, dekan i Kolegjit para Mogherinit, shtoi në një koment për Politico se ai beson se një person duhet të përballet me një hetim për ngacmim seksual vetëm me prova të qarta.

/abcnews.al

Në letrën drejtuar Mogherinit nga ish-studentët dhe asistentët akademikë, grupi kërkonte shkarkimin e përhershëm të profesorit.

“Tani është koha që Kolegji i Europës, të përmbushë detyrën e tij të vigjilencës dhe mbrojtjes duke ndërmarrë veprime vendimtare dhe duke treguar zero tolerancë ndaj seksizmit dhe dhunës seksuale,” thuhet në deklaratë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!