Skandal në rrugën nacionale Elbasan-Peqin, hidhen thasët me pulat e ngordhura

schedule19:27 - 8 Nëntor, 2017

schedule 19:27 - 8 Nëntor, 2017

Thasë me pulat të ngordhura janë hedhur në rrugën Elbasan-Peqin, ç’ka rrezikon përhapjen e epidemisë. Vendi është lokalizuar mes fshatrave Vidhas-Mallkas nga punëtorët e mirëmbajtjes së rrugës. Sipas tyre, çdo ditë një furgon i bardhë, pa targa shkarkon anës rrugës pula të ngordhura të futura në thasë. Ky skandal vazhdon prej dy javësh dhe ende nuk dihet origjina e shpendëve të ngordhur. Në një gjatësi prej 500 metra ndjehet era e rëndë dhe eshte gjetur dhe një dhelpër e ngordhur që besohet se është helmuar nga pulat./abcnews.al