Dhuna rikthehet në futbollin shqiptar dhe këtë herë në stadiumin e qytetit të Pukës, “Ismal Xhemali”. Aty u luajt takimi mes vendasve dhe Egnatias, që u mbyll në barazim 1-1. Ky rezultat nuk u shkon për shtat pukjanëve që rrezikojnë rënien në Kategorinë e Dytë.
Persona të paidentifikuar kanë goditur futbollistët Rrogozhinas, duke i shpëtuar mbulimit të policisë së Pukës dhe sikurse raporton për ABC News gazetari Aldo Kozarja, ka lojtarë të gjakosur.
Tashmë lojtarë ndodhen të ngujuar brenda në dhomat e zhveshjes dhe pritet që të mbërrijnë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për t’i nxjerrë nga stadiumi dhe për t’i shoqëruar rrugës, që të mos kenë probleme./abcnews.al