Skandal në poliklinikën e Lushnjës, mungon sistemi hidrosanitar

schedule15:07 - 18 Nëntor, 2017

schedule 15:07 - 18 Nëntor, 2017

Mjekët në poliklinikën e qytetit të Lushnjës punojnë në kushte të mjerueshme. Prej disa vitesh mungon uji.  Mjekët dhe sanitarët i kryejnë të gjitha shërbimet me ujin e pusit të hapur nga vetë Poliklinika.

E ngritur për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve poliklinika e Lushnjës po kthehet në burimin e përhapjes së sëmundjeve të rrezikshme.

Në dhomat e vizitave mungon uji për të larë duart.

Në vend të lavamanëve , mjekë e infermiere mbajnë bidona plastikë të mbushur me ujë pusi.

Gjithë rrjeti i ujeësjellësit është i amortizuar. Investimet mungojnë prej 34 vitesh.

Për pasojë çarja e tubave të ujit ka përhapur lagështirën në të gjithë godinen duke krijuar myk dhe erë të rëndë në muret e brendshme.

Tubacionet kryesore janë përzier me ujërat e zeza.

Sanitarët për të pastruar korridoret, banjot dhe dhomat e mjekëve grumbullojnë ujin në depozita të mëdha të cilat kanë vite pa u pastruar.

Duke qenë se 90 përqind e rrjetit ujësjellës është jashtë funksionit, poliklinika ka hapur një pus , uji i të cilit asnjëherë nuk i janë bërë analizat, dhe as nuk bëhet fjalë për klorinimin e tij.

Varësia nga fondi i sigurimeve të kujdesit shëndetësor, ka lënë pa të ardhura këtë institucion. Fondi i akorduar nuk mjafton as për të rregulluar lavamanët.

Këtu marrin shërbimin shëndetësor 35 mijë banorë të disa lagjeve të qytetit të Lushnjës./abcnews.al

https://youtu.be/wvRbnUKRu88