Episodi i tmerrshëm ka ndodhur ditën e djeshme, jashtë stadiumit Castellani, në ndeshjen Empoli- Fiorentina e cila përfundoi 2-1.
Gazetarja Greta Beccaglia është fyer dhe ngacmuar teksa ishte drejtpërdrejt në televizion, dhe po përpiqej të intervistonte disa fansa.
Për ngjarjen në fjalë ka reaguar edhe Urdhri i Gazetarëve të Toskanës:
Urdhri i Gazetarëve të Toskanës denoncon sot “episodin shumë të rëndë të ngacmimit ndaj një gazetare që ndodhi në TV live në fund të ndeshjes Empoli-Fiorentina, në ditët kur i kushtohet vëmendje maksimale luftës kundër dhunës ndaj grave”. Urdhri rajonal gjithashtu ” shpreh solidaritetin e plotë me gazetaren Greta Beccagliai cilia u kontaktua menjëherë nga presidenti i Urdhrit të Gazetarëve të Toskanës, Giampaolo Marchini. /abcnews.al/