Tensione të reja janë shfaqur në diskursin politik në Malin e Zi. Së fundmi Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi ka bërë të ditur se helikopteri i MPB-së së Serbisë, i cili me patriarkun serb Porfirije ka hyrë në Mal të Zi më 3 gusht për të nënshkruar një marrëveshje, nuk ka kërkuar leje për të hyrë në këtë vend.
“Ju informojmë se me datën 3 gusht, si dhe pesë ditë pune para kësaj date, kjo Ministri nuk ka pranuar kërkesë për miratimin e fluturimit përmes hapësirës ajrore dhe uljen në territorin e Malit të Zi të helikopterit të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Serbisë nga Ambasada e Republikës së Serbisë në Podgoricë”, ka deklaruar sekretari shtetëror Ljubomir Mishuroviq.
Mediat në Malin e Zi, rapotojnë mes të tjerash se helikopteri i MPB-së së Serbisë ka zbritur pa leje në terrenin stërvitor të kampit policor në Zllaticë. Madje, për një arsye të tillë, kreu i policisë kufitare, Vasko Akoviq, kishte dhënë dorëheqjen nga ajo detyrë.
Policia, nga ana tjetër, pretendon se delegacioni i Kishës Ortodokse Serbe, i udhëhequr nga Patriarku Porfirije, ka hyrë në Mal të Zi në përputhje me dispozitat e Ligjit për kontrollin kufitar. /abcnews.al/