Një skandal me vaksinimin është zbuluar në një zonë të Greqisë. Hetimi për certifikatat false në qendrën e vaksinimit në Palamas, Karditsa , është në duart e prokurorisë, si dhe programuesve të kompjuterave , pas identifikimit të 44 vaksinave “virtuale” që ishin të rreme.
Ishte vetë softuaeri publik i cili “tradhtoi” përmes valvulave të tij të sigurisë, vaksinimet e rreme. Rreth 44 vaksinime rezultuan që ishin regjistruar në mënyrë fiktive në sistemin kombëtar të vaksinimit në Greqi.
Përveç këtyre rasteve flagrante prokuroria po heton më thellë. Qëllimi i hetimit është të verifikojë jo vetëm të dhënat dhe rolin e atyre që lëshuan certifikatat e paligjshme, por edhe listën e plotë të atyre që mbajnë një certifikatë fiktive , duke qenë se në këtë qendër vaksinimi janë regjistruar 31,296 vaksina ., kur Palamas Karditsa ka 6000 banorë .
Fijet e çështjes filluan të shpalosen përmes gjurmës dixhitale të administratorit në sistem, i cili pasi kishte ruajtur fjalëkalimet e një infermiereje të qendrës së vaksinimit në tabletin e shërbimit, vazhdoi me lëshimin e certifikatave të vaksinimit virtual.
Pas zbulimit të këtij mashtrimi, autoritetet gjurmuan hap pas hapu nga listat, dokumentet, emërtimet, stafin dhe magazinat e vaksinave ku në përfundim rezultoi se 44 vaksina rezultonin sikur ishin injektuar tek personat në sistem por në fakt nuk ishin bërë.
“Ne po drejtojmë skenarë të mundshëm, në mënyrë që të zbulojmë në kohë dhe të parandalojmë çdo sjellje delikuente me kontroll të plotë në raste problematike,” tha Komandanti i Autoritetit Kombëtar të Transparencës, Angelos Binis, ndërsa hetimet e drejtuesve të Autoritetit shtrihen në një gamë të gjerë që mbulon vaksinimin zinxhirë.
Në çdo rast, incidenti në Palamas, Karditsa, hapi kutinë e “Pandorës” duke zbuluar presionin e padurueshëm që marrin mjekët dhe infermierët për të lëshuar certifikata të rreme vaksinimi , si dhe teste të shpejta dhe molekulare.
Në këtë kontekst, “ka raporte që thonë në mënyrë të rreme se janë të sëmurë, ka ankesa se nuk e marrin vaksinën” shpjegoi Ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris, duke folur për SKAI, ndërsa presioni sistematik dhe i organizuar nga grupet e antivaksinuesve u denoncua nga Shoqata Mjekësore e Patras.
Madje kjo shoqatë vuri në dukje se vaksinuesit arrijnë të depërtojnë në linjat e vaksinimit, ndërsa vetë deklaruan se pranonin ankesa nga mjekët për “propozimet” që ata pranojnë në lidhje me lëshimin e një certifikate të rreme vaksinimi ose sëmundjeje për 100 ose 200 euro . /abcnews.al/