Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Skandal në Belgjikë, dy klube të elitës ndëshkohen pas trukimit të ndeshjes

schedule19:16 - 28 Mars, 2024

schedule 19:16 - 28 Mars, 2024

Një skandal i rëndë ka pushtuar futbollin belg, pasi është manipuluar në mënyrë të dukshme rezultati i një ndeshje në elitë. Westerlo  dhe Genk përfunduan ndeshjen e sezonit të rregullt me një barazim 1-1 më 17 mars, me pasoja të rënda për atë që ndodhi në fushë, teksa dy skuadrat praktikisht ndaluan së luajtur pas minutës së 86’-të, kur Heynen barazoi për skuadrën e Genk, me këta të fundit që do të luajnë tashmë për titullin në pjesën e mbetur të sezonit

Edhe pse Westerlo  kishte një lojtar më shumë, pas një kartoni të kuq të skuadrës së Genk, futbollistët e këtij ekipi vetëm i pasuan topin njeri-tjetrit deri në vërshëllimën përfundimtare. Një nga lojtarët e Genk nisi të bënte ushtrime në fushë, ndërsa kishte shtrëngime duarsh mes lojtarëve të dy ekipeve pa pritur mbylljen e ndeshjes.

Kjo, pasi Westerlo i duhej një pikë për të shpëtuar nga rënia nga kategoria, ndërsa Genk me një të tillë siguronte pjesëmarrjen në grupin që luan për titullin kampion. Kjo pikë i mundësoi që të kalonin Gent dhe t’i merrnin vendin në këtë grup, megjithatë Federata Belge u vu në veprim dhe për këtë arsye, ka gjobitur të 21 futbollistë që ishin në fushë, pezulloi me nga dy ndeshje 2 kapitenët si dhe të dy trajnerët e skuadrave, duke e cilësuar këtë “mashtrim të dukshëm”.



Menjëherë pas këtij vendimi të Federatës, klubi i Westerlo  mori një hap edhe më të rëndësishëm pasi vendosi të shkarkonte trajnerin Rick De Mil, teksa në një komunikatë të klubit, thuhej se,- “Klubi ndjen keqardhje për këtë masë, por nuk mund të pranojmë që vlerat tona të vihen në diskutim”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!