SKANDAL/ 1 i vdekur 3 të lënduar: Spitali i Përrenjasit nuk kishte energji kur derguan te aksidentuarit

schedule18:26 / 24/01/2020

Detaje tronditëse vijojnë të zbulohen nga aksidenti tragjik në Pishkash të Përrenjasit ku humbi jetën Ardian Vreto dhe mbetën të plagosur tre persona të tjerë.

Gazetari Aldo Kozarja raportoi live për Abc News se 45-vjeçari ka ndërruar jetë në vend, ndërsa të plagosurit janë derguar në spitalin e Përrenjasit por aty nuk kishte energji elektrike në momentin kur kanë shkuar të aksidentuarit.

Pasi nuk ka patur energji në Përrenjas, të katër të aksidentuarit janë hipur sërish në autoambulancës për t’u nisur sërish në spital, por kësaj radhe në Librazhd.

Lexo edhe: FOTO/ Makinat u bënë copë, pamje të frikshme nga aksidenti ku humbi jetën shefi i policisë bashkiake

Policia konfirmoi se Ardian Vreto ndërroi më pas jetë në spitalin e Librazhdit pas një sorollatjeje më shumë se 40 minuta nga spitali në spital.

Makina e Vretos u përplas me një familje që po shkonte për në jug-lindje të vendit me qëllim kalimin e fundjavës atje, kurse viktima po kthehej në shtëpi pas punës.

Gjendja e të lënduarëve është stabël. /abcnews.al

schedule18:26 / 24/01/2020