Këngëtarja Morena Taraku ka vendosur që të jetë e pranishme në familjet e prekura nga tërmeti. Taraku ka shprehur që në fillim solidaritetin e saj dhe ka vendosur të shohë nga afër situatën.
Ajo shkoi të takonte fëmijët e prekur nga tërmeti.
Gjatë vizitës së saj në këto familje ajo tregon se është prekur shumë nga fëmijët. Morena publikoi video në rrjetin social “Instagram” nga momenti i takimit me fëmijët dhe shkroi se nuk ka qarë kaq shumë që kur nëna e saj u nda nga jeta.
“Unë qava dhe nuk mund të ndalesha. Unë nuk kam qarë aq fort që kur nëna ime vdiq 15 vjet më parë. T’iu dëgjoj juve dhe të dëgjohem nga ju, do të thotë bota për mua, dhe unë gjithmonë do t’i mbaj mend bisedat dhe tregimet që kemi ndarë këto ditë të fundit. Gjithmonë mund të më kontaktoni në Instagram ose në e-mail, dhe zemra ime do jetë e hapur gjithmonë për juve,” shkruan këngëtarja./abcnews.al