“S’kam përjetuar gëzim më të madh në jetë”, Beatrix Ramosaj flet pas fitores së të vëllait

schedule18:13 - 30 Maj, 2021

schedule 18:13 - 30 Maj, 2021

Me fitoren në edicionin e 22-të të “Kënga Magjike”, Alban Ramosaj ka bërë krenar familjen e tij. Vetë këngëtari pas fitores deklaroi mes lotësh se këtë çmim ia dedikon të ëmës, Antigonës.

“Nuk kam fjalë, faleminderit të gjithëve, ndihem më i vlerësuar se kurrë. Falenderoj bashkëpunëtorët dhe të gjithë që më kanë votuar. Por dikë dua të falenderoj më shumë. Mami, kjo është për ty!”, tha Ramosaj.

Ndërkohë, dhe e motra e tij është shprehur e emocionuar për arritjen e të vëllait. Në një postim në rrjete sociale, këngëtarja shkruan se nuk ka përjetuar gëzim më të madh në jetë sa triumfi i gjysmës së saj më të mirë.

“Nuk kam përjetuar kurrë gëzim më të madh në jetë, nuk po e besoj dot akoma. @albanramosaj krenaria jonë, faleminderit për emocionet më të bukura në botë, faleminderit që e gëzove mamin @antigoneramosaj, faleminderit që ekziston. Lot gëzimi sa hapa sytë.

 

Faleminderit të gjithëve që besuat dhe e mbështetët zemrën time të vogël. @albanramosaj s’po gjej fjalët omfg you fuckin didddd ittttttttt. Ktoooo thikat e miaaaaaaaaaaaa.”, ka shkruar Beatrix. /abcnews.al