“S’kam më probleme me drejtësinë”, Valdrin Pjetri kërkon një shans të dytë në Shkodër

schedule15:45 - 19 Janar, 2022

schedule 15:45 - 19 Janar, 2022

Bashkia e Shkodrës ka mbetur pa kryetar pasi Valdrin Pjetri u dogj nga formulari i dekriminalizimit. Në një intervistë për Tv Klan, Pjetri thotë se kërkon një shans të dytë. “Patjetër që unë do ta kërkoj një mundësi të dytë, por nuk është në dorën time”, u shpreh ai.

Pjetri ka rrëfyer problemet e tij me drejtësinë italiane, ku thotë se në banesën ku jetonte me shokët e tij policia gjeti dy cigare hashash, ndëtsa mohon të kishte lidhje.

“Isha 19 vjeç student u kapen 2 shok të mi shkova të pyesja për ta, u bë kontroll banesë dhe u gjetën 2 gram hashash unë s’kisha dijeni jetonim në një shtëpi më shumë shqiptar, ja dokumenti kam shkuar vullnetarisht”.

Pjetri tregon se pavarësisht se nuk kishte lidhje me hashashin e gjetur në banesën ku jetonte me shokë të tjerë shqiptare, pas këshillimit me avokaten e zgjedhur kryesisht nga shteti Italian e cila i sugjeronte të pranonte akuzën që çështja të mbyllej pa vonesë pasi në të kundërt procesi do të zgjatej, firmosi.

“Pas presionit isha vetëm 19 vjeç firmosa, qe s’kisha lidhje e tregon dhe ky dokument ky polici dëshmon në gjykatë”.

Në vitin 2012 Pjetri i cili punonte ne ministrin e financave, i kërkon gjykatës së Firences rehabilitim për veprën e procedura në 2003, çka sipas tij u mor parasysh duke fshirë nga dosja penale e tij në Itali këtë procedim.

“Pas kësaj dëshmia ime e penalitetit si në gjykata dhe prokurori dilte e pastër”.

Pas kësaj sipas tij nuk kishte detyrim ta deklaronte këtë procedim të 16 viteve më parë në formularin e dekriminalizimit.

Dokumentet e publikuara nga PD pretendon se janë nxjerrë në mënyrë abuzive dhe antiligjore nga kuestura e Firences.

Rrëfimin e tij Pjetri zgjedh ta bëj jo pa qellim kur presidenti ka vendosur datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale edhe në bashkinë e Shkodrës. Ai kërkon një shans të dytë tani që gjykatat shqiptare i dhanë të drejtë.

“Pse jo, mund të kem një tjetër shans nëse kam mbështetjen e socialisteve”.

Por nëse socialistet nuk do t’ia japin këtë mundësi, a do te zgjedh Valdrin Pjetri të dal si kandidatë i pavarur në 6 Mars.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!