Skadon ultimatumi i vendosur nga Vuçiç për heqjen e taksës 100%

schedule10:38 - 6 Maj, 2019

schedule 10:38 - 6 Maj, 2019

Skadon afati i ultimatumit që presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç i ka vënë Kosovës për heqjen e taksës 100 për qind për mallrat serbe dhe ato boshnjake. Por pavarësisht paralajmërimeve qeveria e Kosovës nuk ka ndërmend të bëjë asnjë hap prapa.

Mediat në Kosovë risjellin në kujtesë se presidenti serb Aleksandër Vuçiç i ka dhënë afat deri më sot, e hënë 6 maj, Qeverisë së Kosovës, për të hequr taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake. Në të kundërt kreu i shtetit serb ka paralajmëruar masa të ashpra ndaj vendit. Pavarësisht kësaj zyrtarët e Qeverisë së Kosovës janë të vendosur të vazhdojnë me aplikimin e taksës ndaj mallrave serbe dhe të atyre boshnjake. Ai theksoi se taksa do të mbetet në fuqi deri në momentin që Serbi do nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës. Më tej ai u shpreh se arsyet e vdneosjes së taksës, ishin pikërisht pengesat që Serbia e Bosnjë e Hercegovina i kanë shkaktuar ekonomisë kosovare. Për këtë arsye qeveria vendosi taksën dhe ajo duhet të vazhdojë të mbetet në fuqi derisa të eliminohen arsyet, të cilat e kanë shtyrë Qeverinë e Kosovës të marrë një masë të tillë,” përfundoi ministri kosovar. /ABC News Albania 24/7