“S’ka veper penale”, Gjykata e Tiranës pushon çështjen e CEZ

schedule16:10 - 24 Janar, 2020

schedule 16:10 - 24 Janar, 2020

Gjykata e Tiranës, pranon kërkesën e prokurorisë për pushimin e çështjes ndaj CEZ, e cila ka zgjatur prej disa vitesh.

Ky vendim është firmosur nga gjykatësi Lazer Sallaku, i cili më herët pushoi çështjen edhe ndaj kreut të PD Lulzim Basha për lobimin rus.

Për privatizimin e OSSH nga CEZ, gjykata ka vendosur pushimin e saj, me arsyetimin se nuk ka elementë të veprës penale, për ish-punonjësit e CEZ.

Për çështjen e CEZ u ngrit komision hetimor, pasi u u konsiderua si korruptive procedura e privatizimit të saj.

Më 27 dhjetor të vitit të kaluar, Kuvendi i Shqipërisë iu drejtua Gjykatës së Tiranës, për shpallje të mos-kompetencës për gjykimin e dosjes “CEZ”, ndërsa kërkoi që kjo çështje t’i kalohet për gjykim SPAK-ut./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!