Napoli barazoi me Romën në Seria A, një barazim që tashmë napolitanët i thonë “lamtumirë” titullit kampion këtë sezon, pasi skuadra e Luciano Spallettit nuk mundi të mbante hapin e Milan dhe Interit.
U fol se tashmë Napoli dhe Luciano Spalletti do ndani rrugët mes tyre, por diçka e tillë nuk do të ndodhë.
Sipas “Il Mattino” raportohet se ditën e djeshme ka pasur një takim mes Aurelio De Laurentiis dhe Luciano Spalletit për të folur për skuadrën.
Në këtë takim nuk kanë munguar kritikat për ndeshjen ndaj Romës, por përsëri mes palëve gjithçka ka shkuar siç duhet, teksa presidenti i Napolit i ka dhënë besimin e plotë trajnerit Spalletti në krye të skuadrës. /f.a/abcnews.al