Ditën e hënë fëmijët në Lezhë nuk do të pranohen në shkollë nëse nuk kanë me vete kartelën e vaksinimit ose vërtetimin konsultor që janë vaksinuar.
Ky urdhër është dhënë për të gjithë fëmijët që janë në Kopshte deri tek nxënësit e gjimnazit.
Siç raporton gazetari Gjergj Figuri për Abc News, njoftimi për nxënësit është bërë ditën e djeshme nga shkollat, ndërsa prindërit kanë vetëm 4 orë kohë për të marrë vërtetimin.
Duke qenë përpara këtij fakti, ata kanë krijuar radhë në konsultore.
Kjo pasi sot është e shtunë dhe puna në konsultore është me orar të reduktuar ndërsa të dielën është ditë pushimi.
Por nëse nesër nga ora 08:00-12:00 prindërit nuk arrijnë që të marrin vërtetimin fëmijët e tyre të hënën nuk pranohen në shkollë.
Shkollat nuk e kanë marrë aspak në konsideratë faktin që njoftimi është bërë në fundjavë dhe prindërit vendosen përballë faktit të kryer.
Disa prej prindërve janë shprehur se edhe tarifa e caktuar për të marrë këtë vërtetim është arbitrar por që ata janë të detyruar ta marrin.
N.D./abcnews.al