Qeveria greke ka vendosur të shtyjë bllokimin në rajonin e Atikës, njoftoi zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias.
Sipas tij, situata është kritike pasi mbyllja totale për mbi një muaj nuk solli uljen e numrit të të infektuarve.
Zgjatja e bllokimit do të bëhet deri më 8 mars, raporton “Protothema”, përcjell abcnews.al.
“Ka trendet në rritje. Të dhënat nuk janë të njëjta në të gjithë territorin”, tha ai, duke i referuar Pireut dhe sektorit perëndimor, ku situata duket se është përkeqësuar ndjeshëm.
Në zonën e kuqe mbeten Selaniku, Chalkidiki, Rethimno, Thasu, Thiveon, Kalimnos, Evia, Arkadia. Nga sot “të kuqe” janë dhe periferitë e Thesprotia, Igumenica, Arta, Siros, Iraklio, Korinthi, Samos, Dhidhimotiho dhe Amfilohia. g.v/abcnews.al