S’ka paqe në PD/ Përplasje mes anëtarëve në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, besnikët e Berishës kundër të rreshtuar të fundit

schedule20:30 - 6 Shtator, 2024

schedule 20:30 - 6 Shtator, 2024

Sali Berisha u premtoi demmokratëve të tij se nuk do kalojnë vitin në opozitë.

“Ky është shtatori i fundit që na gjen në opozitë. PD në vitin 2025 merr pushtetin. Rotacioni nuk mund dhe nuk do të vonojë më”, tha Berisha.

Demokratët e Këshillit Kombëtar prisnin ndoshta një plan konkret apo një datë për të nisur atë që ai e ka cilësuar më pas Lëvizje, për qeveri teknike por as kjo mbrëmje të premtje, kryetari i PD-së nuk zbuloi planin.

“U bëj thirrje të nisim strategjinë e re të sulmit, të protestës aty ku është padrejtësia”.

Berisha i motivoi të vetët për sulm, në këto 9 muaj, para hedhjes së votës në kuti.

Pasi sinjali i Berishës nga shtëpia u fik ishte vendi për reagimet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar, që nuk dhanë kanë mesazhe motiviese për sulm, në pragë të fushatës. Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi, u shpreh pa doreza për të gjithë, të vjetër e të afruar së fundmi.

“Berisha tha “sulm” por ne e kemi trajnerin me të kuqe. Me çfare ta bëjmë sulmin, me mbrojtës? Kush ka gjujt nga ju? Berisha i ka bërë listat e drejtuesve politik por ke qenë ti Flamur që i ke fry në vesh”, u shpreh Murrizi.

“Drejtuesit pokitik jane tagër i Kryetarit të PD-së. Mund t’i fryj unë ose dhe ti Myslim por nuk ndikohet Sali Berisha”, tha Noka.

Koha apo muajt e gjatë nuk ia kishin hequr nga mendja Murrizit edhe afrimin e atit që u cilëësua grupi i Bardhit apo së fundmi të deputetes Jorida Tabaku, që hyjnë në organet drejtuese të PD-së, ka e provuar votën e partisë.

“Agroni Gjekmarkaj ka thënë do hidhem nga ballkoni po erdhi Berisha. Jorida Tabaku tha vdiq Berisha politikisht.Si mund të motivohen demokratet? Ne e nisëm Foltoren qe te kete vlere vota. Por Bardhi dhe Gjekmarkaj nuk u zgjodhen me vote. Erdhen si të bashkuar në diversitet e na u bënë diversantë”, tha Murrizi.

Numrit 2 që e drejtoi bashkimin, Flamur Noka i takonte mbrojtja.

“Gjekmarkaj si nënkryetar i PD artikulon në çdo institucion ndërkombëtar kërkesën për lirimin e liderit tonë”, tha Gjoka.

Ish-deputeti, që do të jetë tek lista e kandidatëve në primare, kërkoi llogari edhe për drejtuesit politik të fushatës, që u zyrtarizuan të mërkurën.

Tabele Murrizi: Pse drejtuesit politik mos të votoheshin? A do ngjisni ju nëpër qarqe? Duhet të jemi të ndershem me anëtaresinë. Nese Berisha do të jetë i arrestuar harrojeni se do ngjisim tek qytetarët.

“Jemi duke hyrë në një betejë pa kthim dhe pa ndalim. Ndaj të stopojmë çdo sulm ndaj njeri- tjetrit”.

Mesazhin më ekstrem megjithatë e dha kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, që duket se nuk do e pranojë më tezën e vjedhjes së votava, si justifikim në rast humbjeje të opozitës, për herë të 4-t.

Edi Paloka: Nëse Rama na vjedh prap zgjedhjet s’do dal më të them që na i vodhi. Përgjegjesia tek ne si fillim. Ne nuk hyjmë në zgjedhje për të marrë një mandat. Nëse na i vjedhin prap, jemi ne që jua kemi vjedhur demokratëve.

Demokratët në këto 11 vite në opozitë kanë provuar të gjitha rrugët, nga protestat, tek djegia e mandateve, qeveria me ministra teknikë por edhe këtë herë kërkesa e tyre është qeveria teknike, për të bërë rotacionin politik. Këtë do e kërkojnë përmes protestave që paralajmërojnë se do të nisin së shpejti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!