S’ka marrëveshje, naftëtarët e Ballshit futen në grevë mes dhunës dhe akuzave

schedule15:51 - 17 Shkurt, 2020

schedule 15:51 - 17 Shkurt, 2020

Naftëtarët e Uzinës së Ballshit kanë vendosur që të futen në grevë urie pasi negociatat me përfaqësuesit e kompanisë dështuan.

Gazetarja Valbona Davidhi raporton për abcnews.al se deri më tani janë 9 naftëtarë që kanë hyrë në grevë urie, ndërsa numri pritet të rritet gjatë ditëve në vijim.

Naftëtarët kishin marrë leje nga policia për të zhvilluar grevën në ambientet e Uzinës, por rojet e kompanisë kanë tentuar që të mos i lejojnë fillimisht duke shënuar disa episode dhune.

Pas përplasjes, naftëtarët kanë mundur të futen në ambientet e qendrës shëndetësore të Uzinës ku do të mbahet greva.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!